Zubin Potok, sulm në infrastrukturë/ Ministri Zveçla: Policia konfiskoi armatim dhe eksploziv, 8 të arrestuar

schedule18:48 - 30 Nëntor, 2024

schedule 18:48 - 30 Nëntor, 2024

Pas shpërthimit që ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit në Fshatin Varragë të Komunës së Zubit Potokut ku u dëmtua kanali I ujit Ibër Lepencit, një ndër objektet më të rëndësishme Infrastrukturore të Kosovës, ministri i Brendshem Xhelal Sveçla njoftoi se Policia ka arrestuar 8 persona.

Zveçla I cili beri përgjegjës Serbinë për këtë Sulm terrorist sipas tij , u shpreh se behet fjale për një grup te mirëorganizuar dhe se janë sekuestruar arme dhe municione.

“Ky sulm terrorist s’është një sulm i rëndomte. Ai është  i organizuar nga grupe dhe organizata profesioniste për kryerjen e sulmeve terroriste që shkaktojnë dëme të mëdha të infrastrukturës publike. “Pas hetimeve intensive, sot në orët e mëngjesit në 10 lokacione kemi realizuar kontrolle, ku janë arrestuar 8 persona të dyshuar në stacion policor si të dyshuar për përfshirje në veprime kriminale dhe terroriste. Kontrolli është realizuar në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjence. Kemi Konfiskuar arsenal armësh dhe uniforma me emblema e pajisje ushtarake që do të shërbejnë si dëshmi relevante.”

Më herët nga vendi I ngjarjes Kryeministri I Kosovës Albin Kurti riperesiri akuzat qe kishte bere edhe mbrëmjen e te premtes ndaj Beogradit Zyrtar .

“Këto sulme janë kryer nga profesionistë. Unë e pash në vendin e ngjarjes nuk ka mundësi që këtë ta bëjë një individë apo dy, nuk ka mundësi që këtë ta bëjnë qytetarët e zakonshëm, e ka bërë një organizatë që është profesioniste për veprime të tilla terroriste dhe aftësinë, kapaciteti, interesin për një gjë të tillë e ka vetëm Serbia.”

Dhjetëra Forca dhe Automjete të KFOR-it, Eulexit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë qenë në vendngjarje që prej mesnatës se te premtes.  Më herët ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Zveçla kishte deklaruar se për shpërthimin ishin përdorur rreth 15 kilogramë eksplozivë.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se kishin arritur te parandalonin një dëm të madh nëpërmjet ndërhyrjes se menjëhershme.

Sipas analizave të bëra nga autoritetet, uji që vjen nga Liqeni i Ujmanit dhe kalon në kanalin Iber Lepnicë nuk është i pijshëm sipas parametrave te treguara .

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut në Kosovë, pas shpërthimit në Zubin Potok tha se furnizimi me energji elektrike mbetet i sigurt dhe pa ndërprerje në të gjithë territorin e Kosovës.

Uji në këtë kanal qe vjen nga Liqeni i Ujmanit jo vetëm që furnizon veriun e Kosovës, por gjithashtu përdoret nga Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termo elektromotorëve të saj.

Sulmi ndaj Ibër-Lepencit ishte i treti brenda 72 orëve të fundit në veri të Kosovës , një territor ku me shumicën  e popullsisë Serbe, pas shpërthimeve që ndodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!