Tre trupa të tjerë janë nxjerrë pa jetë në Thumanë që prej mëngjesit të sotëm. Policia njofton se operacioni i shpëtimit vijon në tre pallatet që u shkatërruan nga tërmeti në Thumanë.
Dy prej trupat e nxjerrë nga rrënojat i përkasin Pëllumb dhe Çelike Grekut. Djali i tyre Saimiri u nxorr gjallë ditën e djeshme, por ndërroi jetë sot në spital.
Njoftimi i policisë
Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Mbi 2400 punonjës policie të angazhuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë të prekur nga tërmeti.
Forcat speciale Renea, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, Fierit dhe Shkodrës, dhe Policia e DVP Durrës, prej afro 32 orësh vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, në Durrës dhe në Thumanë, Krujë.
Operacionet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim të ngushte më ekipet e forcave të ushtrisë, emergjencave civile dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit të ardhura nga shumë vende të rajonit.
Mëngjesin e sotëm e deri tani nga rrënojat në Thumanë janë nxjerrë 3 persona të pajetë dhe kërkimet vijojnë pa ndërprerë.
#Solidaritetdhendihmëpërbanorëteprekurngatërmeti