Tërmeti tragjik/ Mbi 2400 punonjës policie në operacionet e  kërkim-shpëtimit

schedule13:00 - 27 Nëntor, 2019

schedule 13:00 - 27 Nëntor, 2019

Mbi 2400 punonjës policie të angazhuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë të prekur nga tërmeti tragjik që goditi dje Shqipërinë.

Forcat speciale Renea, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, Fierit dhe Shkodrës, dhe Policia e DVP Durrës, prej afro 32 orësh vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, në Durrës dhe në Thumanë, Krujë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim të ngushte më ekipet e forcave të ushtrisë, emergjencave civile dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit të ardhura nga shumë vende të rajonit.

Mëngjesin e sotëm e deri tani nga rrënojat në Thumanë janë nxjerrë 3 persona të pajetë dhe kërkimet vijojnë pa ndërprerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!