Po kalojnë me të vërtetë një moment të magjishëm në arenën evropiane.
Pas fitoreve të mëdha ndaj Real e Atletico Madrid, tashmë francezët e Lille kanë arritur një tjetër sukses në këtë edicion të UEFA Champions League, duke fituar 2-1 transfertën e Bologna, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të fazës ligë të këtij kompeticioni.
Protagonisti absolut ishte 20-vjeçari kongolez, Nagalayel Mukau, i cili realizoi të dy golat për francezët, në minutat 44’ e 66’, ndërsa për “Kuqeblutë” vendas nuk mjaftoi goli i kolumbianit Jhon Lucumi, duke bërë kështu që skuadra e Edon Zhegrovës të arrijë suksesin e madh, pavarësisht se ai vetë në fushë hyri vetëm në minutan e 73’-të.
Në krahun tjetër, “Bardhezinjtë” e Juventus kanë arritur t’i shpëtojnë humbjes në transfertën tejet të vështirë në “Villa Park”, ndaj skuadrës së Aston Villa me vendasit që arritën të gjenin rrugën e rrjetës në minutën e 94’-t, falë “fantazistit” Morgan Rogers, megjithatë par një rishikimi të aksionit me sistemin VAR, goli rezultoi i parregullt.
Ndërkaq, në sfida të tjera, Borussia Dortmund mundi me rezultatin e thellë 3-0 kroatët e Dinamo Zagreb, PSV e Benfica fituan me përmbysje, me po të njëjtin rezultat 3-2, ndaj Shakhtar Donetsk e Monaco, ndërsa Celtic barazoi 1-1 me belgët e Club Brugge. /i.m /abcnews.al