Një aksident ka ndodhur në qytetin e Korçës. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor në afërsi të drejtorisë së transporteve në unazën e qytetit.
Sakaq, raportohet se i dëmtuari është nisur drejt spitalit të Korçës ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë, policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:15, në lagjen nr. 10, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur shtetasin Dh. F., 75 vjeç, këmbësor, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al