Nuk mund të quhet ende një klasike, por nuk i duhet shumë.
Bajern-Paris SG normalisht duhej të ishte një duel gjigandësh në kontinent, veçse vetëm vitet e fundit po merr rëndësinë që I takon.
Skuadra më e madhe e Gjermanisë, dhe ekipi I atij që është quajtur kryeqytet I Europës do të sfidohen sonte në orën 21:00 në “Alianc Arenë” të Mynihut, në ndeshjen më të spikatur të kësaj të martë në Champions.
Bajerni vendas synon të ngjitet lart në renditjen e formatit të ri, sepse për momentin është në vend të 17-të me dy fitore e dy humbje.
Trajneri Vinsent Kompani për fat ka pak probleme me dëmtimet si Ito, Stanishiç, Palhinja apo Pavloviç, por lojtarët kryesorë janë gati.
Bavarezët kryesojnë Bundesligën, ndërsa tekniku belg ka lavdërime për rivalin.
“Përsa I përket rivalit të radhës, mendoj se do të luajmë ndaj një skuadre të madhe. PSG është një nga 10 ekipet më të mirë të Europës, dhe ka një cilësi shumë të lartë individuale. Kuptohet që kanë një trajner të shkëlqyer. Ekip me shpejtësi dhe teknikë të lartë. Mendoj se do të luhet një ndeshje e nivelit të lartë, të cilën të dyja skuadrat do të synojnë që ta fitojnë. Gjithsesi, ne luajmë në shtëpi, dhe fitorja është prioritet absolut”.
Kolegu i tij, Luis Enrike, është një trajner spanjoll tepër krenar dhe shpreson që PSG të fitojë Championsin e parë në histori nën drejtimin e tij.
Përgatitja për sfidën ishte mjaft e mirë dhe e qetë, pasi parizienët kryesojnë bindshëm Ligën e Parë të Francës, dhe kanë vetëm një mungesë, mbrojtësin e dëmtuar Lykas Hernandez.
“Sa më shumë javë dhe ditë kalojnë, aq më shumë besim kam tek ekipi im. Mendoj se ne ngjajmë me Bajernin. Të dy ekipet duan të zotërojnë topin dhe bëjnë presion shumë lart. Të dy ekipet janë agresivë, dhe synojnë portën. Edhe statistikat tregojnë se ngjajmë shumë. Po flasim për dy nga tre ekipet që kanë statistikat më të mira në sulm e në mbrojtje, në zotërim topi. Problemi është se në fushë do të jetë vetëm një top”.
Bavarezët kanë dy kualifikime ndaj vetëm një të parizienëve, dhe këto duele kanë qenë vetëm 4 vitet e fundit.
Më herët janë luajtur përballje në fazën e grupeve, dhe Bajerni ka 7 fitore e 6 humbje, me golat 18-15.
Interesant fakti se nuk ka pasur kurrë barazim mes këtyre dy rivalëve./abcnews.al