Në zonën e plazhit në Durrës janë ngritur çadra pë t’u strehuar banorët.
Banorët flasin për kamerat e abcnews.al, duke u shprehur të frikësuar dhe se vazhdojnë të qëndrojnë jashtë.
“Kemi frikë të shkojmë në shtëpi”, tha një prej banoreve.
Ndërkohë operacioni, i cili po ndiqet vetem nga forcat romune i janë bashkur edhe ekipet e zjarrrëfiksëve italianë.
Prej mëngjesit të sotëm forcat rumune dhe shqiptare po vazhdojnë kërkimet për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.
Ekspertët kanë arritur të lokalizojnë dy persona të rritur dhe dyshojnë se një prej tyre është një grua.
Tashmë zona monitorohet edhe nga helikopteret, ndërsa ekspertët kanë tentuar që ti nxjerrin përmes një tuneli por lëvizje kjo që ka dështuar për shkak se nuk u bë i mundur për terrenit të vështirë.
Theksojmë se Shqipëria u godit të martën, nga një tërmet u fuqishëm, me magnitudë 6.4, që tronditi thuajse të gjithë vendin, duke shkaktuar të paktën 25anc viktima, dhe disa qindra të tjerë të plagosur.
Në harkun e pak minutave banorët jo vetëm në Tiranë, mbushën rrugët duke braktisur në panik, banesat e tyre. Mbi 250 pasgoditje disa gjithashtu të forta, të një magnitude mbi 5 gradë./abcnews.al