Kreu i spitalit Kamal Advan në Rripin verior të Gazës u plagos rëndë në një sulm izraelit me dron në atë institucion, njoftoi Mbrojtja Civile në enklavë.
Doktor Husam Abu Safiya është kreu i Spitalit Kamal Advan, një nga dy spitalet që funksionojnë pjesërisht në Rripin verior të Gazës, dhe ai pësoi lëndime në shpinë dhe në kofshën e majtë.
Mbrojtja Civile bëri të ditur se mjeku ka humbur shumë gjak, por tashmë është në gjendje stabile.
Ai shtoi se të paktën 11 njerëz u vranë në sulme të veçanta izraelite në kampet e refugjatëve Bureij dhe Magazi në Gaza qendrore, si dhe në një të shtëna në Beit Lahia.
Që nga tetori i vitit të kaluar, më shumë se 44,000 njerëz janë vrarë dhe 104,268 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë palestineze./abcnews.al