Nesër ditë zie në Kosovë, shtyhen edhe ndeshjet e futbollit

schedule18:32 - 26 Nëntor, 2019

schedule 18:32 - 26 Nëntor, 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e shpalli ditën e nesërme, 27 nëntor, si ditë zie në Kosovë, për shkak të viktimave prej tërmetit në Shqipëri.

Kjo ditë zie ka ndikuar edhe në futbollin vendas, pasi sfidat e Kupës së Kosovës, që ishin planifikuar për t’u luajtur ditën e mërkurë, janë shtyrë. Kjo gjë është konfirmuar nga uebsajti zyrtar i FFK-së.

Njoftimi i FFK-së:

26 nëntor, 2019 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet dhe opinionin se ndeshjet e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, të parapara të zhvillohen të mërkurën, janë shtyrë. Ky vendim është marrë nga Komisioni i Garave, duke pasur parasysh se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ditën e mërkurë e ka shpallur ditë të zisë, në shenjë respekti për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen, të enjten, më 28 nëntor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!