Tifo-grupi Plisat do të niset për në Shqipëri, për të ndihmuar sado pak të gjithë të prekurit nga tërmetet e shumta që kanë tronditur Shqipërinë gjatë orëve të fundit.
Vëllezërit tanë dardanë do të nisen nga Kosova dhe me ndihma të shumta, pritet të zbarkojnë në kryeqytet dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë, aty ku të prekurit nga tërmeti kanë qenë të shumtë.
Në disa zona publike, tifo-grupi Plisat, por dhe qytetarë të tjerë të Kosovës, kanë mbledhur ndihma për shqiptarët. Gjest i madh nga vëllezërit tanë dardanë./abcnews.al