Kjo është një ditë e dhimbshme për Shqipërinë, e cila filloi me 16 viktima prej tërmetit të orës 03:54 të mëngjesit të sotëm, ndërsa numërohen më tepër se 600 të lënduar dhe një numër i madh shtëpish të dëmtuara.
Videot e shpërndara sëfundmi në rrjetet sociale tregojnë edhe momentet nga lëkundja shkatërrimtare duke pasqyruar dimensionin e plotë të kësaj tragjedije ku pallatet lëkunden mjaft fortë sikur të ishin gjethe peme.
Në videon e mësipërme shihet momenti se si është përjetuar tronditja e fortë në një lokal në zonën e Durrësit. Me të ndjerë lëkundjet, dy personat që gjendeshin aty janë ngritur duke ikur me vrap, ndërsa më vonë ka pllakosur errësira. /abcnews.al