Kamerat e sigurisë kanë nxjerrë në pah dimensionin e vërtetë të tragjedisë së tërmetit të rënë në orën 03:54 të mëngjesit të sotëm, i cili deri më tani ka shkaktuar sipas të dhënave zyrtare 12 të vdekur.
Në videon e mësipërme duken momentet e fiksuara nga kamerat e sigurisë teksa shishet dhe produktet e tjera rrëzohen të gjitha në tokë.
Një tjetër moment i fiksuar nga kamerat e sigurisë është ai i një pallati në Shëngjin, i cili lëkundët plotësisht. Në pamje është edhe momenti kur një qen e ndjen tërmetin pak sekonda para goditjes së fortë dhe largohet. /abcnews.al