Një aksident është shënuar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë pranë fshatit Larushk.
Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete, dhe për pasojë janë plagosur dy persona, të cilët janë punonjës të OSHEE-së.
Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Dyshohet se shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar i njërit nga automjetet./abcnews.al