ATACAMS mund të sulmojë Rusinë/ Kapiteni Goxhaj parashikon skenarët e mundshëm të fronteve të luftës

schedule23:00 - 18 Nëntor, 2024

schedule 23:00 - 18 Nëntor, 2024

Deklarata e Biden dhe aprovimi për raketat me një rreze veprimi deri në 300 km largësi ngjall pikëpyetje të mëdha lidhur me frontin aktual të luftës. Në studion e “360 gradë”, kapiten Dritan Goxhaj bëri një rezyme lidhur me situatën politike të vendeve që duket se janë si “minë me sahat” për fillim të fronteve të reja të luftës.

Goxhaj parashikoi skenarët e mundshëm që mund të lindin konflikte të reja me shtete protagoniste si Izrael – Iran dhe Kore e Veriut – SHBA.

“Para tre javësh Putini bëri  një deklaratë, ku theksohet më paragrafin e fundit që përgjigja ruse do jetë e duhura në një teatër jashtë Ukrainës, pra Iranin dhe izraelit.

Nëse do ti japin ATACMS në një rreze të gjatë veprimi , Irani ka 6 muaj që e lut publikisht Rusinë që ti jap disa raketa.

Në rastin që këto raketa I jepen, të gjitha forcat amerikane në gji, janë të detyruara të tërhiqen në një distancë të sigurt, pra Izraeli mbetet pa mbrojtje.

Është llogari ushtarake dhe nëse keto forca largohen, Irani do sulmojë Izraelin. Dhe kur këto raketa të mbërrijnë, do të bëhet dëm I madh politik. Fakti I futjes së Koresë së Veriut dhe marrëveshjes Rusi-Kore e Veriut, kemi diçka të veçantë.

Në momentin që raketat godasin forcat koreane, Koresë I lind e drejta të godas bazat në Amerikë.

Brenda territorit të Rusisë e mbron e drejta ndërkombëtare.” – u shpreh kapiteni. /abcnews.al