Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takimi Moskë-Berlin pas 4 vitesh/ Çika: Europa të zgjedhë diplomacinë për sigurinë, të shmanget përshkallëzimi

schedule21:51 - 28 Shtator, 2026

schedule 21:51 - 28 Shtator, 2026

Sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Emiljo Çika, takimi i parë pas katër vitesh mes ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe Rusisë shënon një hap të rëndësishëm që thyen akullin në marrëdhëniet diplomatike.

Ky zhvillim shihet si një mundësi për të hapur rrugën drejt bashkëpunimeve të reja dhe shmangies së një përshkallëzimi katastrofik.

Në këtë kuadër, Evropa duhet të zgjedhë politika të favorshme për të mbrojtur kufijtë e saj të jashtëm dhe kapacitetet e sigurisë. Mbi të gjitha, mbrojtja e kontinentit duhet të mbështetet te diplomacia aktive dhe zgjidhjet paqësore.



“Europa në tërësi do duhet që të zgjedhë një rrugë sa më koveniente për politikat e saj të sigurimit dhe për atë që duhet të jetë një rrethim, ose një mbrojtje e kufijve të saj të jashtëm.

Kjo duhet të jetë jo vetëm si mbrojtje e kapaciteteve të saj të sigurisë, por edhe të rrethit diplomatik. Nuk duhet që të shkohet në një përshkallëzim që mund të jenë katastrofikë, por duhet të jenë diplomatikë.

Takimi i dy ministrave të Gjermanisë dhe të Rusisë, thyejnë akullin, të cilat mund të çojnë në bashkëpunime diplomatike”, tha Çika.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!