Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Diaspora, “pasuria” përtej kufijve/ Gjoka: Diaspora po sjell prurje rekord, por duhen politika mbështetëse

schedule22:18 - 28 Shtator, 2026

schedule 22:18 - 28 Shtator, 2026

Roli i diasporës në ekonominë shqiptare ka pësuar një transformim të rëndësishëm, duke kaluar nga ndihma bazë për konsum familjar në investime direkte dhe prurje rekord remitancash.

I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Gjin Gjoka nga Dhoma e Biznesit të Diasporës theksoi se vendi ka nevojë urgjente për politika mbështetëse që të mbrojnë këto kapitalet të huaja.

Sipas tij, sfidat me pronësinë dhe gabimet e bëra nga mirëbesimi kërkojnë që kjo marrëdhënie e fuqishme financiare e dekadës së fundit të vlerësohet dhe të kontrollohet me kujdes.



Stabiliteti i këtyre investimeve mbetet kyç për të garantuar zhvillimin afatgjatë ekonomik të Shqipërisë.

“Diaspora ka një rol të jashtëzakonshëm në të gjithë ekonominë shqiptare. Nëse deri dje diaspora mbështeste vetëm për bukë, ushqim dhe veshmbathjes, sot po flasim për një prurje remitancash. Ka një tendencë të emigrantëve që të investojnë në Shqipëri.

Një pjesë e madhe e remitancave që vijnë, vërtet shkojnë për investime. Prurjet e emigrantëve kanë qenë në nivel rekord. Por, duhet të ketë politika mbështetëse për emigrantët. Pronësia vazhdon që të mbetet një sfidë për investimet.

Një pjesë e madhe e shqiptarëve duke ecur me mirëbesimin dhe me dashamirësinë e madhe për të investuar shpesh herë kanë bërë gabime. Por e gjithë kjo marrëdhënie e mire financiare që i është dhënë Shqipërisë në 10-vjeçarin e fundit do të ishte shumë mirë që të vlerësohej dhe të kontrollohej”, tha Gjoni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!