Eksperti i ekonomisë, Artur Ribaj thotë se diasporës duhet t’i ofrohet siguri dhe garanci që të investojë kapitalin e saj në vend.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Ribaj u shpreh se duhet të ketë orientim për investime.
“Kur flasim për diasporën, duhet të mendojmë shqiptarë që mendojnë në çdo skaj të botës. Ata mund të vijnë përmes një platforme, ku u prezantohen projekte, nga mentorë, ekspertë, që realisht të bëhet punë prej vërteti. Nuk di çfarë t’i thuash kur nuk ke garanci. Që të këshjillosh, duhet të bësh analizë të profilit. Ata nuk sjellin vetëm paranë, sjellin teknologjinë, menaxhimin. Ata replikojnë modelet e tyre që kanë bërë në vend tjetër. Kur them, shteti, nënkuptoj të gjithë politikën shqiptare, duhet t’i japë garanci dhe siguri diasporës. Flasim për një diasporë e cila ka kapitale dhe ka bashkëpunëtorë të tjerë që mund të sjellë. Flasim për diasporë jo remitance”, theksoi ai./abcnews.al


