Sizmologia malazeze: Një seri tërmetesh mund të zgjasin deri në dy muaj

schedule11:41 - 26 Nëntor, 2019

schedule 11:41 - 26 Nëntor, 2019

Para pak minutash janë ndjerë lëkundje të reja në Prishtinë duke shënuar kështu goditjen e 18-të të tërmeteve që goditën Shqipërinë e ku disa prej tyre u ndjenë edhe në Kosovë. Por epiqendra e tërmetit sipas matjeve të para ishte në Bosnje e Hercegovinë me magnitudë 5.2.

Megjithatë, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një deklaratë për mediat është shprehur se goditjet kryesore kanë kaluar, por banorët vijojnë të qëndrojnë jashtë pasi ‘post’ goditjet mund të shkaktojnë dëme.

Tërmeti që goditi Shqipërinë këtë mëngjes, i cili u ndje fuqishëm edhe në Mal të Zi, është një nga më të fuqishmit të regjistruar pas atij të 1979, tha drejtuesja e Institutit për Sizmologji, Jadranka Mihaljevic, duke shtuar se nuk mund të vlerësohet nëse epiqendra mund të zhvendoset në ditët në vijim në Mal të Zi.

“Në përgjithësi, duhet të ketë vetëm disa lëvizje përgjatë Adriatikut, duhet të ndodhin, por në këtë moment ne nuk mund ta vlerësojmë atë,” tha Mihaljevic për median në Podgoricë. Jadranka Mihaljevic shtoi se pas një tërmeti të tillë, një seri tërmetesh mund të zgjasin deri në dy muaj. “Tërmeti i 21 shtatorit me 5.8 ballë i Richterit ishte një prelud i aktivizimit të zonës sizmogjenike. Toka është ende duke punuar,” tha Mihaljevic./abcnews.al