Gazetarja e kulturës, Leontina Nika në një lidhje për “ABCNews” ka njoftuar për situatën aktuale të gjendjes së Muzeut Historik Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar.
Sheshi në Muzeun Historik Kombëtar është mbushur nga qytetarë të cilët janë në panik nga frika se mund të ketë lëkundje të tjera. Muzeu ka pësuar disa plasaritje, vërehet rënia e disa pllakave gjithashtu janë vendosur shirita për të mos kaluar në anësoret e Muzeut Historik Kombëtar.
Mësohet se në pjesën e pasme ka rënie më të mëdha të pllakave. Ministria e Kulturës ka dhënë urdhër që të mos jenë të hapura. Të gjitha pavionet nuk janë të frekuentueshme.
Sa i përket Teatrit Kombëtar thekson se edhe pikturat e vendosura nuk kanë pësuar as edhe një lëvizje. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po mblidh ndihma ushqimore për ti ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara./abcnews.al