Arsyet pse Mbreti Karli III nuk u takua me Harry-n në Londër, si janë marrëdhëniet brenda familjes mbretërore

schedule10:58 - 16 Nëntor, 2024

schedule 10:58 - 16 Nëntor, 2024

Duka i Sussex ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me familjen e tij vitet e fundit, veçanërisht me babain e tij, Mbretin, dhe vëllain e tij, Princin e Uellsit.

Princi Harry fluturoi në MB për të takuar babanë e tij në shkurt pas diagnostifikimit me kancer dhe u takua për herë të fundit me Princin William në funeralin e xhaxhait të tyre Lord Robert Fellowes në Norfolk në gusht, por vëllezërit thuhet se nuk u ulën njëri pranë tjetrit.

Dhe pavarësisht vizitave të Harry në MB në maj për dhjetëvjetorin e Lojërave Invictus dhe në shtator për WellChild Awards, Duka nuk e ka parë të atin personalisht që nga shkurti.

Që të ndodhë një pajtim i vërtetë midis Harrit dhe Charles, duhet të përfshihet edhe William, sipas biografit të familjes mbretërore Robert Hardman.

Duke folur në episodin e fundit të podcastit në Mbretërinë e Bashkuar “A Right Royal”, Robert thotë:

“Ishin të dy në Londër në të njëjtën kohë, duke bërë gjëra të ndryshme dhe njerëzit pyesnin veten pse nuk po flisnin? Pse nuk takohen? Arsyet janë të ndërlikuara, por interesante. 

Arsyeja e parë është thjesht niveli i stresit. Njerëzit rreth mbretit e dinë se nëse ai ulet me Harrin, Harri ka shumë për të thënë, shumë gjëra që ai dëshiron të diskutojë. 

Dhe kjo lloj bisede ndoshta do të jetë intensive. Dhe mendimi është se tani nuk është koha e duhur për mbretin. Ai po përpiqet të kalojë trajtimin e kancerit. Kjo ishte një arsye”.

Roberti vazhdoi: “Një arsye tjetër ishte se çdo diskutim midis mbretit dhe Harrit duhet të përfshijë edhe Uilliam-in. Nuk mund të bësh që mbreti dhe djali i tij më i vogël të kenë një marrëveshje dypalëshe pa pasur fjalën e princit Uilliam, sepse në fund të fundit, ai do të jetë i radhës në linjën e trashëgimisë. Dhe kjo marrëdhënie është padyshim shumë më e ndërlikuar”.

Harry është përfshirë në një betejë ligjore për sigurinë e tij në MB që kur u transferua në SHBA me Meghan në vitin 2020.

Dukës i është dhënë leja për të apeluar kundër refuzimit të apelit të tij në gjykatën e lartë për të ndryshuar nivelin e sigurisë personale gjatë vizitave të tij në MB./abcnews.al