Akuzohet se dekonspiroi operacionet e policisë/ U arrestua më 21 tetor, SPAK merr në pyetje ish-deputetin, Jurgis Çyrbja

schedule10:12 - 15 Nëntor, 2024

schedule 10:12 - 15 Nëntor, 2024

Pas arrestimit të tij në datë 21 tetor, ish deputeti socialist Jurgis Çyrbja është thirrur këtë të premte për tu marrë në pyetje nga prokurori Adnan Xholi.

Organi i akuzës ka ngritur tre akuza ndaj Çyrbjas, konkretisht për “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit.

Për të njëjtën çështje, me urdhër të SPAK u arrestua edhe Ahmet Masha, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri, i cili po gjykohet në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.