Dosja “Xibraka”, digjen afatet/Prokuroria s’bën rekurs

schedule15:22 - 11 Janar, 2018

schedule 15:22 - 11 Janar, 2018

Pas vendimit te Gjykates se Apelit për Krimet e Rënda, që pranoi gjykimin e shkurtuar për dosjen “Xibraka”, prokuroria nuk ka bërë rekurs në gjykatën e lartë, duke pranuar në heshtje uljen e 1/3 së dënimit për 9 të dënuarit. Edhe pse organi i akuzës apeloi vendimin e shkallës së parë tek krimet e rënda, duke arsyetuar se kishte dhënë dënime të ulta për të pandehurit, nuk ndoqi të njëjtën rrugë për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Tejkalimi  i afatit ligjor 10 ditor për të bërë rekurs nga organi i akuzës lë në fuqi dënimet e dhëna nga Gjykata e Apelit  të Krimeve të Rënda për 9 të dënuarit e dosje “Xibraka”.  Vetëm disa ditë më parë la qelinë Kelmend Dalipi, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë./abcnews.al

 

DËNIMET E GJYKATËS SË APELIT PER KRIMET E RËNDA

  1. Ilir Hyseni 8 vite burg
  2. Ermal Hoxha 6 vite e 8 muaj burg
  3. Cesar Avila 8 vite burg
  4. Valther Moreno 8 vite burg
  5. Genci Xhixha 8 vjet e 7 muaj, në mungesë
  6. Arjan Dalipi 6 e 7 muaj burg
  7. Gentian Gjonaj 7 e 3 muaj vite burg
  8. Kelemnd Dalipi 7 e 3 muaj vite burg
  9. Sajmir Batku 8 e 7 muaj vite burg