Boshllëqet në legjislacionin shqiptar mund të ndihmojnë aktorët e tretë, me qëllime dashakeqe, të destabilizojnë dhe cënojnë sigurinë kombëtare.
E pranishme në komisionin e posaccem për dezinformimin, ku edhe kësaj here mungonin deputetët e opozitës, drejtoresha e Shërbimit Informativ të SHtetit, Vlora Hyseni kërkoi mbështetjen e parlamentareve për të adresuar sfidat që sjellin platformat online në keqinformim.
Gjithashtu, në komision raportoi edhe drejtoresha e Akshit, Mirlinda Karcanaj, ku mohoi që sulmi kibernetik i korrikut 2022 të ketë ardhur për shkak të kthimit të shërbimeve online.
Ndërsa jashtë kryesisë së kuvendit, Erjon Brace kërkoi më shumë mbështetje financiare për të dyja institucionet.
Brace u ndal edhe tek ndërhyrjet e huaja në fushata elektorale për të cilën tha se duhet një bashkëpunim më I gjerë me të gjithë aktorët politike./abcnews.al