Rritet buxheti për arsimin/ Manastirliu: Edhe fondet për sportin shtohen 10 përqind

schedule15:30 - 12 Nëntor, 2024

schedule 15:30 - 12 Nëntor, 2024

Rreth 62 miliardë e 20 milion lekë  nga buxheti i shtetit vitin e ardhshëm do të shkojnë për arsimin dhe sportin. Rreth 18.8% më shumë se buxheti  fillestar i këtij viti sipas ministres Ogerta Manastirliu  e cila në komisionin  parlamentar për ekonominë  dhe financat tha se ky buxhet  do të ketë në fokus investimet në infrastrukturën arsimore dhe rritjen e pagave për mësuesit.

Të gjithë mësuesit, niveli i pagës mesatare në muaj shkon në 950 euro”.

Mbi 3 miliardë lekë do të shkojnë për  tekste shkollore që do tu shpërndahen falas rreth 238 mijë fëmijë  në arsimin bazë ndërsa 1.4 miliardë lekë do të lëvrohen për të mbështetur studentët me bursa.

Buxheti për arsimin u diskutua dhe në komisionin parlamentar të edukimit  ku ministrja Ogerta Manastirliu  u shpreh se për projekte të  rëndësishme në infrastruktrën e institucioneve të arsimit të lartë.

Rreth 632 milion lekë ose  10 % më shumë  se ky vit  në 2025 sipas ministres  Manastriliu do të shkojnë për sportin. Akademia e Manchester City  dhe ajo e Rafael Nadal janë dy projektet kryesore në këtë fushë./abcnews.al