Fitorja e ‘jetës’/ Matej Shin thirret në ekip pas sëmundjes së rëndë

schedule12:38 - 12 Nëntor, 2024

schedule 12:38 - 12 Nëntor, 2024

Ka shkëlqyer dhe e ka merituar. Një yll i ri po nis të shkëlqejë në futbollin çek, veçse një lojtar me një histori krejt të veçantë.

Matej Shin, mesfushori 20-vjeçar I Banjikut të Ostravës në Ligën e Parë çeke, mori ftesën e parë për në kombëtare pikërisht për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

Shin, autor I katër golave dhe dy asisteve në 13 ndeshje në elitën çeke, kaloi një moment tepër të vështirë, kur u diagnostikua me kancer në testikuj në qershor 2022, pak kohë pasi mbushi 18 vjeç.

U detyrua të bënte operacion, por për fat gjithçka kaloi mirë, dhe ai u kthye në stërvitje tek Banjiku, madje që në tetor të atij viti.

Edhe pse I ri, ai u bë titullar tek Banjiku dhe njëri nga lojtarët kryesorë të ekipit.

Në prill të këtij viti Shin rinovoi kontratën me klubin deri në 2027, ndërsa së fundmi u habit kur erdhi telefonata e trajnerit të kombëtares, Ivan Hashek.

Një ditë më parë, Shin foli për herë të parë si lojtar I përfaqësueses.

“Jam shumë i lumtur për këtë ftesë. Shumë I emocionuar. Nuk ka rëndësi nëse do të luaj ndaj Shqipërisë apo jo. Nuk do të zhgënjehem edhe nëse nuk luaj, e quaj veten me fat që jam pjesë e ekipit. Do të provoj kombëtaren, do të shoh se çdo të thotë të jesh këtu. Padyshim, një përvojë e shkëlqyer. Më vjen keq që gjyshi dhe gjyshja ime nuk jetuan për ta parë këtë ditë”.

Natyrisht, nuk pritet që Shin të jetë në fushë në Shqipëri-Çeki këtë të shtunë në Tiranë, por gjithsesi historia e jetës së tij dhe talenti e bëjnë njërin nga lojtarët më të veçantë të kundërshtarit tonë të radhës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!