Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gratë bëjnë “ligjin” në Botëror/ Tre arbitre amerikane drejtuan ndeshjen Çeki-Afrikë e Jugut

schedule11:48 - 19 Qershor, 2026

schedule 11:48 - 19 Qershor, 2026

Kanë thyer shumë tabu dhe do të vazhdojnë ta bëjnë. Femrat dhe futbolli janë një binom që po bëhet gjithnjë e më i shoqërueshëm, gjithnjë e më shumë një normalitet, dhe ja ku erdhi arritja e radhës.

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës ishin 4 arbitre që drejtuan një ndeshje të djemve, pra që nga ajo kryesore, deri tek arbitrja e katërt.

Po ashtu, ishte hera e parë që një treshe vajzash amerikane bënte drejtësinë në një duel të Botërorit për meshkuj.



Heroinat janë Tori Penso, Katrin Nesbit dhe Bruk Majo, që udhëhoqën dy ekipet në sfidën mes Çekisë dhe Afrikës së Jugut në “Mercedes Benz Arena” në Atlanta.

Padyshim që emocionet e tyre kanë qenë të forta, në një debutim të tillë, në prani të gati 68 000 shikuesve, por ato e bënë detyrën shumë mirë.

Mediat amerikane theksojnë se kjo treshe e nisi suksesin në futbollin e burrave duke drejtuar ndeshjen mes ekipeve Ostin e Nashvil, në finalen e Kupës së Hapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1 tetor të vitit të kaluar.

Tori Penso mund të jetë krenare sepse në moshë 39-vjeçare bëhet gruaja e dytë që drejton një ndeshje në Kupat e Botës, si arbitre kryesore, pasi këtë e bëri francezja Stefani Frapart që dha drejtësinë në sfidën mes Gjermanisë dhe Kosta Rikës në fazën e grupeve në Botërorin e kaluar në Katar në 2022.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!