Grupi nga Kosova dhe këngëtari nga Shqipëria sjellin projektin e ri muzikor.
Bekim Hallaqi vokalisti i ri i grupit TNT prej 2019, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News foli për projektin e ri muzikor, një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Gena.
Bekim Hallaqi tregoi se është pjesë e në orkestrën e Ushtrisë së Kosovës,
“Ftesën e bëmë ne kemi pasur shumë bashkëpunime me artistë nga Shqipëria. Kam një respekt shumë të madh për krijimtarinë e Genës sepse është një artist që nuk dalë shumë jashtë kornizave të veta. Dhe në punë ishte një tip shumë detajist”, tregoi ai.
Ai gjithashtu foli edhe për bashkëpunimin me Ferki Shalën, ndërsa u shpreh se nëse do të ketë një tjetër bashkëpunim në të ardhmen nuk është aspak kundër.
“I lumtur që e risollëm dhe bëmë atë bashkëpunim”, u shpreh më tej ai.
/abcnews.al/