Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “News Line” në ABC News, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të ndëshkohet, ndërsa thekson se duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e rënda që sipas tij i ka kryer dhe dëmet që i ka shkaktuar vendit.
Gjatë intervistës, avokati shtoi se ish-kryeministri Berisha gjithmonë ka ndjekur rrugën e dhunës dhe politikën e rrugës, por shton se tashmë drejtësia po bën punën e saj dhe se kur “gjykata flet” atëherë nuk ka më çfarë të diskutohet.
“Është mësuar gjithmonë që të ecë me politikën e rrugës. Gjithmonë ka ecur me dhunë dhe nuk ka rrugë tjetër që mund të përdorë. Por tanimë në shtetin shqiptar ka një metodë të re veprimi, pushteti gjyqësor po i vendos të gjithë përpara ligjit, si në rastin e Salianjit, apo Metës, apo Arben Ahmetaj, pra shumë raste që tregojnë se me rëndësi është gjykata. Kur flet gjykata dhe ke një vendim gjyqësor të tjerët i nënshtrohen dhe nuk diskutohet më. Tani Salinaji nuk është gjë tjetër vetëm një i burgosur ordiner. Këto janë figura që i kanë sjellë shumë dëme dhe fatkeqësi vendin.
I ndalur tek non grata e Berishës, avokati Beqiri tha se deklaratat e tij i bën vetëm për të mbajtur të tërhequr pas tij grupin e tij të ngushtë, të cilën e avokati e vlerëson si një organizatë kriminale.
“Me deklaratat e tij mban grupin e strukturuar, organizatën e tij kriminale duke filluar nga Flamur Noka. I mban me përralla që Trump do të rishikojë non gratën time. Ai përpjekjet po i bën, është folur dhe ka të dhëna që në të ardhmen por Ilir Meta dhe Berisha bënë ortakëri 500 milion euro kanë hedhur ndaj një personaliteti të lartë që t’i hiqet non grata Berishës dhe të mos ndiqet penalisht Ilir Meta. Por akuzat nuk ia heq dot në Shqipëri sa të jetë jeta. Ai do të japë përgjigje. Kemi folur për 23 akuza që Izet Haxhia badigardi i Sali i Berishës i ka bërë. A mund të mbyllet vrasja e Haklajve? Ai këtu do të marrë dënimin e merituar për të gjitha ato krime të rënda që ka bërë”, ka thënë ndër të tjera avokati.
/abcnews.al/