Këmbësorët nuk respektojnë sinjalistikën rrugore në korsinë më të re dedikuar bicikletave që ka përfunduar në Tiranë. Vëzhgimi i ABC Neës ju tregon se si përdoruesit e biçikletave janë të detyruar të lëvizin në rrugë.
Ka edhe rrugë ku ndalohet lëvizja e këmbësorëve, ndonëse nuk e zbatojnë.
Është korsia më e re dedikuar biçikletave që është ndërtuar në Bulevardin Zogu i parë. Por për kalimtarët më të vjetër kjo rrugë i përket atyre sipas historisë.
Më të rinjtë ecin se kështu u pëlqen.
Ndonëse të gjitha shenjat e sinjalistikës rrugore tregojnë se këtu lejohen vetëm bicikletat, këta të fundit i kënaqen korsisë së re aq sa nuk e kanë problem ecjen e këmbësorëve.
Pavarësisht tolerancës që tregojnë me njëri tjetrin, njëra palë ka shkelur sinjalistikën rrugore dhe këta janë këmbësorët të cilët pavarësisht historisë janë të detyruar të ecin në trotuarët enkas për ta. Në të kundërt biçikletat do ta vazhdojnë të ecin përkrah automjeteve siç dhe po bëjnë aktualisht./abcnews.al