Dëmtohet Berat Gjimshiti/ Kapiteni “kuqezi” u lëndua në duelin Atalanta-Udinese, mbrojtësi u zëvendësua që në pjesën e parë

schedule15:46 - 10 Nëntor, 2024

schedule 15:46 - 10 Nëntor, 2024

Berat Gjimshiti u dëmtua sërish dhe është në dyshim për ndeshjet e kombëtares në UEFA Nations League.

Kapiteni “kuqezi” u lëndua në ndeshjen e kampionatit italian të futbollit, Serie A mes Atalanta e Udinese, dhe doli nga fusha që në minutën e 27′-të, teksa ende nuk dihet mirë shkalla e dëmtimit të tij, por mediat italiane shkruajnë se mbrojtësi ka një problem në kaviljen e këmbës së djathtë.

Kjo është hera e tretë që Gjimshiti dëmtohet pikërisht përpara ndeshjeve të kombëtares, diçka që ndodhi në shtator dhe në tetor, si dhe po përsëritet në nëntor.

Ndërkaq, siç theksuam edhe në rreshtat më sipër, kapiteni i Kombëtares sonë nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion të UEFA Nations League dhe është në rrezik që mund të mos të luajë sërish, këtë herë në dy përballje mjaft decizive për fatin e djemve tanë. /abcnews.al