Nga Dhjetori pagesë më e lartë për pronën

schedule17:24 - 25 Nëntor, 2019

schedule 17:24 - 25 Nëntor, 2019

Nga muaji dhjetor taksa e pronës do t’ju përllogaritet me metodën e re. Nëse keni kryer vetedeklarimin e banesës ujësjellësi do të bazohet në dokumentet e dorëzuara në rast të kundërt do të vendoset afrofe.

Nëse banoni në Tiranë nga muaji dhjetor taksa e pronës në faturën e ujit nuk do t’ju vijë më 100 lekë.  Pagesa që do të kryeni do të jetë sa 0.05 % e vlerës së banesës dhe sipërfaqes së saj e ndarë në 12 muaj.  Nëse keni bërë vetëdeklarimin ujësjellësi do të bazohet në dokumentet që  ju keni dorëzuar.

Po në rast të kundërt si  do të veprohet?

“Përllogartija do të bëhet mbi bazën e sipërfaqes së prezumuar, që do të thotë : 70 m2, për godina të ndërtuara përpara vitit 93, dhe 100m2 të ndërtuara pas vitit 93’. Nëse një qytetar banon në zonën e “Ali Demit”, çmimi referencë në këtë zonë është 97.700 lekë, duke u shumëzuar me një sipërfaqe 70m2, dhe me shkallën në përqindje 0.05 %, vlera që i takon qytetarit të paguajë në muaj, është 285 lekë. Nëse një qytetar, në po këtë zonë, ka një sipërfaqe 100 m2, vlera që i takon të paguajë është 407 lekë në muaj”, tha nëndrejtoresha e ujësjellësit Evis Gjebrea.

Nëse qytetarët kanë ankesa për vlerën e taksës që iu është përllogaritur zëvendësdrejtoresha e ujësjellësit ju sugjeron.

“Ne i kërkojmë që banori të paraqesë dokumentet përkatëse, të vetdeklarohet, dhe ti bëhet ajo përllogaritja e saktë, sipas vlerës përkatëse reale, të banesës së tij”, tha Gjebrea.

Vetëdeklarimin e banesës pranë ndërmarrjes së ujësjellësit e aktualisht e kanë kryer rreth 90 mijë persona nga rreth 200 mijë kontrata të lidhura. Bashkë me taksën e pronës në faturën e ujit qytetarët në Tiranë paguajnë dhe taksën për infrastrukturën arsimore dhe atë të pastrimit.

Nga taksa e pronës përjashtohen pensionistë, personat me ndihmë ekonomike, banesat sociale, ndërtesat e komuniteteve fetare, e pronat e shtetit./abcnews.al