Nga Elvana Gjata, Ylli Limani te Dafina Zeqiri/ Emigranti shqiptar bëhet viral, sjell këngët e njohura me çifteli

schedule08:30 - 8 Nëntor, 2024

schedule 08:30 - 8 Nëntor, 2024

Alban Ndreka është emigranti shqiptar që është bërë shumë viral në rrjet. Ai ka sjellë me çifteli hitet moderne të kohës, nga këngët e Elvana Gjatës, Ylli Limanit dhe deri te Dafina Zeqiri.

Në një lidhje me Skype nga Italia për “ABC e Mëngjesit”, Albani ka treguar se pasionin për çiftelinë e ka të trashëguar nga babai.

Sakaq, ai ka zbuluar se për një këngë i duhen prova në mënyrë që kënga të ripërshtatet me çifteli.

“Unë e kam mësuar që i vogël çiftelinë me të majtën dhe ashtu më ka ngelur tashmë. Unë në moshën 6 vjeçare, babi bleu një çifteli për t’ia mësuar vëllait të madh dhe rastësisht një ditë po i bija unë, atij i pëlqeu dhe filloi të ma mësonte mua. E kam të trashëguar çiftelinë.

Më ka pëlqyer gjithmonë të bëj muzikë, të merrem me organo, me çifteli dhe me instrumente të ndryshme”, tha ndër të tjera Albani./abcnews.al