Donald Trump është fituesi i zgjedhjeve Presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas projeksioneve të para që dëshmojnë se Republikani ka arritur të mposht rivalen e tij demokrate, zëvendës Preidenten Kamala Harris duke marrë më shumë se 270 vota elektorale.
Trump i cili do të jetë president i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur që të mposht bindshëm Demokratët në të paktën 4 nga 7 Shtetet e Fushëbetejës.
Republikani ka korrur fitore sipas projeksioneve paraprake në Karolinën e Veriut, Pensilvan, Wisconsin i si dhe në Xhorxha shtetin i cili I kushtoi humbjen e zgjedhjeve në vitin 2020 përballë presidentit Aktual Joe Biden.
Donald Trump shembi në këto zgjedhje presidenciale edhe atë që njihej si muri Blu I demokratëve. Republikani kryeson në Wisconsin dhe Michigan, Shtetet këto në mesin e 7 shteteve të lëkundura që vendosin çelësat e Shtëpisë së Bardhë .
Nuk ka asnjë shtet të lëkundur deri më tani ku kryeson Kandidatja Demokrate Kamala Harris pasi edhe Nevada dhe Arizona janë ngjyrosur paraprakisht me ngjyrën e kuqe të republikanëve.
Rezultatet e deri tanishme tregojnë se Demokratët kanë fituar ne Nju Jork, Washington DC, Oregon, California, Colordao, Illinois, Minesota , Virginia, Misouri dhe Vermont.
Nga ana tjetër republikanët kanv marrë , Montanën,Idaho, Utah, Wyoming , Dakoten e Veriut , Dakoten e Jugut , Nebrasken , Kansas, Oklahomen , Teksasin , Iowa , , Arkansas, Lousiiana, Missipi, Tenesse , Alabama , Kentucky, Indiana , Ohio , Karolinen e Jugut , Floriden si dhe 7 shtetet e lekundura.
Republikanet siguruan ne keto zgjedhje edhe shumicen ne Senat duke marre 51 ulese kundrejt 40 qe moren demokratet./abcnews.al