“Indiciet në favor të Trump”, a duhet të shqetësohet Evropa? Mema: Kushdo të fitojë, SHBA nuk është më ajo e para 8 viteve

schedule04:09 - 6 Nëntor, 2024

schedule 04:09 - 6 Nëntor, 2024

Për ekspertin e cështjeve ndërkombëtare, Medlir Mema, rezultatet e derimëtanishme nuk kanë asnjë surprizë dhe gjithcka duket të jetë në favor të Trump.

“Deri tani nuk kemi asnjë suprizë, gjithë beteja është në 7 shtete të lëkundura. Por ka disa indicie, psh në Virxhinia rezultati është pak më ngushtë ndonëse mendoj se do fitoj Harris, por fakti që kemi një rezultat të ngushtë është një sinjal për fushatën e saj.

Trump po performon shumë mirë në Karolinën e Veriut. Paralelja duhet parë më shumë me vitin 2016, nëse vijojmë me këtë trend rreziku i fushatës së harris është shumë i madh. Lajme të mira për Harris është se kemi një prurje të madhe të votës nga të rinjtë. Nëse do më pyesje nëse do doja të isha Trump apo Harris në këto momente, do doja të isha Trump, indiciet kryesore janë në favor të tij. Vota latine në tërësi favorizon Harris, por ishte 65% para 4 vitesh, kemi një humbje me 10 pikë nga Harris. Shumë tregues po shkojnë në drejtimin e duhur për Trump.” – tha ai.

Po a duhet të shqetësohet Evropa me rizgjedhjen e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë?

“Duhet kuptuar që si Harris si Trump, SHBA nuk është më ajo e para 8 viteve, do shohim një tkurrje të SHBA në Evropë dhe botë, me përjashtim në Azi.

Nëse Trump fiton ka një vit kohë për të aktualizuar këtë axhendë politike. Me gjasë do kemi një kongres të dyzuar, Trump është i detyruar të punojë edhe me demokratët. Pas dy viteve ai do jetë një ‘rosak I lënduar’, nuk është më një faktor i mirëfilltë politik.” -shtoi Mema./ abcnews.al