Eksperti për çështjen ndërkombëtare, Andi Hoxhaj në një intervistë në “Edicioni Qendror” në ABC News, foli për garën presidenciale në SHBA dhe përballjen Kamala Harris-Donald Trump.
“Britania e Madhe dhe Europa është shumë e përgatitur nëse rikthehet Trump apo nëse do të jetë Harris. Pasi e parashikojnë deri diku se çfarë politikash mund të zgjedhin. Sa i takon Trump marrëdhëniet me Britaninë e Madhe janë shumë të ngushta. Po ashtu marrëdhëniet SHBA –Britani e Madhe janë shumë të mira. Trump edhe në diskutimet që ka bërë në fushatë ka folur se do të do të çojë tarifa të gjitha vendeve sa u përket mallrave që hyjnë në SHBA”, tha ai.
I ndalur tek situatat konfliktuale dhe luftërat, ai u shpreh se nuk beson se do të shuhen edhe nëse zgjidhet Trump.
“SHBA e kanë pasur shumë të fortë dollari dhe të gjitha ndryshimet që bëheshin bëheshin nëpërmjet dollarit. Në vitet e fundit shumë shtete apo edhe në Lindjen e Mesme nuk i bëjnë ndryshmet me dollarin. Por mund të themi që me zotin Trump si lider mund të gjejnë një zgjidhje më të drejtpërdrejtë. Ndërsa sa i përket Harris nuk mendoj se do të ketë një ndryshim të madh të politikës së jashtme. Në SHBA ka një presion të jashtëzakonshëm që mos të shpenzohet më për luftëra”.
Më tej ai tha: “Për Ballkanin Perëndimor, Biden ishte një zhgënjim. Për të dy kandidatët mund të themi se do të ketë një qasje më të ngushtë, a do jetë në favor apo jo, mbetet për t’u parë. Ndërsa për zonjën Harris mbetet për t’u parë, por besoj do të jetë e njëjta politikë që kemi parë vitet e fundit.
/abcnews.al/