Hapen qendrat e para të votimit në orën 05:00 me orën lokale në Bregun Lindor, duke shënuar fillimin e ditës së gjatë të votimit në Shtetet e Bashkuara në gjashtë zona kohore.
Nga Atlantiku në Paqësor, qytetarët amerikanë do të zgjedhin se kush mes Kamala Harris dhe Donald Trump do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.
Mbi 80 milionë amerikanë kanë votuar tashmë paraprakisht ose me postë ose personalisht, ndërsa rreth gjysma tjetër do të ketë deri në orën 20:00.
Amerikanët nuk po zgjedhin vetëm presidentin, por gjithashtu edhe anëtarët e Kongresit ndërsa disa shtete po votojnë për të drejtat e abortit./abcnews.al