Një grua është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur për shkak të humbjes së kontrollit nga shoferi i makinës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një grua teksa ishte duke pritur autobusin u godit nga makina për vdekje, ndërsa 6 të tjerë u plagosën. Mjeti ka goditur barrierën anësor dhe ka përfunduar poshtë urës, duke goditur kalimtarët.
Imazhet e publikuara tregojnë se makina po humbi kontrollin duke dale nga rruga dhe më pas u përplas në një pemë.
Të plagosurit u dërguan në një spital privat aty pranë, ku gjendja e drejtuesit të makinës thuhet se është kritike për jetën./abcnews.al