Nevojitet padyshim një ndryshim i madh në mesfushë.
Pavarësisht se për organizimin e lojës kanë lojtarë me goxha cilësi, si Tijjani Reijnders apo Ruben Loftus-Cheek, sërish “Djajtë” e Milan janë ende në kërkim të një mesfushori të ri.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes italiane, “La Gazzetta dello Sport”, “gjigantët” e Serie A kanë gjetur “diamantin” e radhës, teksa bëhet fjalë për mesfushorin danez, Morten Frendrup, i cili pritet t’i kushtojë skuadrës nga Milano, rreth 20 milionë euro, megjithatë për shkak të problemeve financiare kjo shifër mund të ulet në rreth 12-13 milionë euro.
Ndërkaq, kujtojmë se një ndikim i madh në këtë vendim të “Kuqezinjve” është edhe dëmtimi i algjerianit, Ismael Bennacer, i cili u dëmtua me Kombëtaren e tij në sfidat e shtatorit dhe ende nuk dihet se kur mund të rikthehet në fushën e blertë. /i.m /abcnews.al