Ndihmës trajneri i Vllaznisë, Safet Osja, foli pas ndeshjes me Teutën në mungesë të trajnerit Mirsad Jonuz. Për Supersport, Osja tha se ky rezultat ishte i drejtë.
“Teuta na vuri në vështirësi. Sot, mund ta fitonim takimin, por dhe mund të humbnin. Sportistët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, por ishte dhe ekipi i Durrësit që e luajti topin më mirë. Ne u rritëm në pjesën e dytë, por futbolli e pranon dhe rezultatin e barazimit”.
Unë e thashë dhe më parë, komplimente Teutës, pasi e qarkulluan topin më mirë. Ne bëmë disa ndërrime që dhanë rezultat, pavarësisht se i bëmë pak me vonesë. Ne kishim dëshirë për të qenë më agresiv, për të marrë mesfushën, por ata e qarkulluan topin më mirë. Gurishta sakrifikoi dhe luajti në qendër të mesfushës, në mungesë të Hygor.
Kemi bërë shumë rotacion në këtë sezon, pothuajse të gjithë 25 lojtarët kanë luajtur. Ne e studiuam takimin dhe mendoj se kemi aktivizuar formacionin më të mirë”, tha Osja./abcnews.al