NBA, mbrëmje pa surpriza/ Fitojnë favoritët, Denver dhe Dallas vazhdojnë serinë pozitive

schedule12:45 - 30 Tetor, 2024

schedule 12:45 - 30 Tetor, 2024

Nuk kishte supriza në mbrëmjen e fundi të NBA, me të gjithë favoritët që fituan sfidat e tyre edhe pse luajtën në transfertë.

Denver regjistroi suksesin e dytë radhazi në një përballje shumë të vështirë në fushën e Brooklyn dhe të vendosur vetëm pas një kohe shtesë në rezultatin 139-144.

Nikola Jokiç ishte njeriu i fitores për Naxhets, me basketbollistin serb që doli nga parketi me tre shifra dopjo 29 pikë, 18 topa të kapur në tabelë dhe 16 asist. Denver kishte edhe ndihëm e yjeve të tjerë si Mërrej, Gordon apo Uestbruk, që nga pankina shënoi 22 pikë të tjera. Kjo ishte fitorja e tretë në katër ndeshje për Naxhets që kthehen të shpërblejnë parashikimet për ta në këtë sezon.
I njëjti diskutim vlen edhe për Dallas, që kaloi transfertën e Minesota me fitoren 114-120.

Një tjetër yll i basketbollit ballkanik si Luka Donçiç shkëlqeu sërish, pasi slloveni shënoi 24 pikë dhe udhëhoqi si gjithmonë lojën e Maveriks. Gjithsesi, shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Keri Irving me 35 pikë, falë gjashtë gjuajtjeve të sakta për tre, në tetë tentativa gjithsesj. Nga ana tjetër, për Minesota, këtë herë nuk mjaftoi Entoni Eduards në formatin “MVP” me 37 pikë.

Nuk zhgënjen edhe Golden State, që fitoi 124-106 ndaj Nju Orlins, edhe pse pritej që mungesat e Stefën Kërri dhe Endrju Uigins të rëndonin shumë te Uorriors.

Në fakt, kjo u ndje në periodën e parë, që Pelikans e mbyllën me epërsinë e 17 pikëve. Por më pas, skuadra nga San Francisko realizoi një përmbysje të madhe, duke u kthyer sërish te suksesi në këtë sezon të basketbollit amerikan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!