Prej orës 20:45, në teatrin “Chatelet” të Parisit ka nisur ceremonia e 68-të e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim favoriti absolut mbetet “shkatërruesi” i mesfushës së Manchester City, Rodri, ku një fakt të madh që e konfirmon këtë është edhe gjithë mungesa e lojtarëve të Real Madrid.
Pas dorëzimit të “Copa Trophy” dhe shpalljes së klubit më të mirë në futbollin e meshkujve dhe atë femrave, si dhe nderimeve në kujtim të legjendës gjermane, Franz Beckenbauer, tashmë i erdhi radhi një tjetër çmimi të rëndësishëm, si ai “Gerd Muller”, për sulmuesin më të mirë të sezonit.
Triumfatorët e këtij çmimi ishin Kylian Mbappe dhe Harry Kane, me dy “yjet” e sulmit që ndanë trofeun e madhe, pasi arritën të siguronin respektivisht 52 gola me skuadrat e tyre, pas një sezoni fantastik. /i.m /abcnews.al
Harry Kane 🤝 Kylian Mbappé
They’re our Gerd Muller Trophy winners ⚽️🎯
Both finished the 23-24 season on 52 goals! #trophéeGerdMuller #ballondor pic.twitter.com/CiHMuIKQEF
— Ballon d’Or (@ballondor) October 28, 2024