VIDEO/ ‘U qëllua në drejtim të një shtetasi’, telefonata që raportoi në policinë e Lezhës, merret në pyetje një person

schedule20:22 - 27 Tetor, 2024

schedule 20:22 - 27 Tetor, 2024

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Pllanë të Lezhës. Dyshohet se është qëlluar në drejtim të një personi. Nga informacionet nuk raportohet për të plagosur.

Mësohet se rreth 19:00 në sallën operative pranë policisë së Lezhës është marrë një telefonatë se është qëlluar me armë drejt një shtetasi. Policia ka shkuar në vendngjarje, por nuk kanë gjetur gëzhoja në vendin ku dyshohet se është qëlluar.

Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar personin në fjalë, ndaj të cilit dyshohet se është qëlluar në polici ku po jep dhe deklaratën e tij në lidhje me këtë ngjarje, dhe po pyetet nëse ka mundur të identifikojë kush ka qëlluar drejt tij.