“I përjetshmi” Lebron/ Legjenda e koshit jep një tjetër provë të madhe

schedule14:20 - 27 Tetor, 2024

schedule 14:20 - 27 Tetor, 2024

Realizoi një ëndërr duke luajtur në krah të të birit.

Gjithsesi,  Lebron Xhejms ka një tjetër dëshirë të madhe, titullin kampion në NBA me Los Anxhelos Lejkërsat.

I mbiquajturi “Mbreti i basketbollit”,  ai synon  që këtë sukses ta arrijë si protagonist, ndonëse për pak ditë mbush 40 vjec.

Lebron ishte i shkëlqyer në fitoren e arritur në Kaliforni ndaj Sakramentos.

Rezultati ishte 132-127 dhe Xhejms realizoi një tripëll dabëll, me 32 pikë të shënuara, 14 topa në tabela dhe 10 asistë.

Ai realizoi 4 kosha për tri pikë dhe gaboi shumë pak në gjuajtje.

Paraqitja e kampionit ishte e shkëlqyer sidomos në periodën e katërt, kur fitorja u rrezikua, dhe ai shënoi 16 pikë.

Natyrisht, ndeshja ishte e vështirë siç e tregon edhe rezultati, dhe Xhejms pati nevojë për ndihmën e yllit tjetër të ekipit, Entoni Dejvis, që shënoi  31 pikë dhe kapi 9 topa në tabela.

Kjo ishte fitorja e tretë në tri ndeshje për Lejkërsat, në një nisje të shkëlqyer të sezonit, ndryshe nga vitet e kaluara.

Lebron është shpallur 4 herë kampion në basketbollin amerikan, ndërsa synon t’i afrohet sa më shumë legjendës tjetër të madhe,  Majkëll Xhordan,  që ka fituar 6 tituj me Çikagon./abcnews.al