Bundesliga/ “Ngec” Leverkusen, “Aspirinat” mbyllin në transfertë sfidën ndaj Ëerder Bremen

schedule20:56 - 26 Tetor, 2024

schedule 20:56 - 26 Tetor, 2024

Dy gola nuk mjaftuan për të siguruar fitoren.

Pas barazimit 1-1 në transfertën franceze të Brest, në Champions League, “Aspirinat” e Bayer Leverkusenkanë siguruar një tjetër barazim, kësaj here në kampionët përballë skuadrës së Werder Bremen, me transfertën e “Weserstadion”, që u mbyll me shifrat 2-2.

Për djemtë e Xabi Alonso golat erdhën në minutën e 30’-të nga “bomberi” nigerian, Victor Boniface, si dhe një autogol i Agu, në minutën e 77’-të, megjithatë vendasit ishin në gjëndje të barazonin dy herë shifrat fillimisht në të 74’-tën me anë të Marvin Ducksch e më pas me anë të Romano Schmid në minutën e 90’-të të sfidës.

Falë këtij rezultati, Leverkusen ngjitet në vendin e tretë të tabelës, me 15 pikë, po aq sa Freiburg, por me një golavarsh më pozitiv, ndërsa Ëerder Bremen mbetet në vendin e 9-të me 12 pikë. /i.m /abcnews.al