Rama jep lajmin nga New York: Jemi në bisedime për një Akademi të NBA

schedule18:26 - 26 Tetor, 2024

schedule 18:26 - 26 Tetor, 2024

NEW YORK- Nga SHBA, ku rinisi turin me shqiptarët e diasporës, kryeministri Edi Rama ndau lajmin me shqiptarët në New York, për të gjithë të apasionuarit e basketbollit.

Ai tha se kanë nisur bisedimet për hapjen e akademisë së NBA në Shqipëri.

“Ju e dini që kemi nisur punimet për akademinë e Manchester City në Durrës dhe jemi në bisedime për akademi të NBA” u shpreh Rama.