Këngëtarja e mirënjohur Beyonce iu bashkua mbrëmjen e të premtes, Kandidates Demokrate për Presidente Kamala Harris në qytetin e Houston të Teksasit për ta mbështetur atë që të fitojë Shtëpinë e Bardhë me garën presidenciale që është vetëm 10 ditë larg.
Nga qyteti i saj i orgjinës, këngëtarja 43 vjeçare deklaroi se ajo u bë pjesë e fushatës së Harris jo si një artiste e mirënjohur, por si një nënë që është e shqetësuar mbi të ardhem e fëmijëe të saj.
“Unë nuk jam këtu si një personazh i famshëm, nuk jam këtu si një politikane, unë jam këtu si një nënë . Jam një nënë që shqetësohet thellësisht për botën ku jetojnë fëmijët e mi dhe të gjithë fëmijët tanë. Jam një njeri që shqetësohem për botën ku ne kemi liri për të kontrolluar trupin tone, jam e shqetësuar për një botë ku ne nuk duhet të jemi të ndarë. E kaluara dhe e ardhmja jonë bashkohen këtu për të na takuar së bashku. Imagjinoni vajzat tona teksa rriten duke parë se për ta nuk do të ketë asnjë limit në gjërat që duan të arrijnë. Imagjinoni gjyshet tona si do të ndihen tani, do të ndihen sikur po jetojnë një ditë historike.”
Menjëherë pas fjalimit të Beyonce në skenë u ngjit Kandidatja Demokrate për Presidente Kamala Harris e cila u prit nga artistja me një përqafim. Në fjalimin e saj Harris u ndal tek ndalimi i Abortit që ekziston në Teksas duke thënë se kjo gjë duhet të ndryshojë dhe se askush nuk mund ti tregojë një gruaje se çfarë ajo do të bëjë me trupin e saj.
“Siç ju e dini të gjithë, Teksas është një ndër shtetet që ka masat më të forta në vendin tone kundër abortit. Në Teksas Aborti është I ndaluar që prej perceptimit të tij. Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur. Në këtë shtet mjekët dhe infermierët mund të burgosen sepse ofrojnë ndihmë për pacientët në lidhje me shëndetin riprodhues.Vetëm mendojeni pak diçka të tillë, burg sepse ofrohet ndihmë shëndetësore. Ne do të luftojmë për demokracinë në këtë vend.
Në Teksas, shtetin i cili ka 40 vota elektorale nuk është shënuar fitore një kandidati Demokrat që prej vitit 1976. Sipas asaj që thonë sondazhet, është puthuajse e sigurtë se kandidati Republikan Donald Trump do të marrë fitoren në këtë shtet amerikan në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit./abcnews.al