Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në Neë York të SHBA-ve. Kreu i qeverisë udhëtoi dy ditë më parë drejt Shteteve të Bashkuara në kuadër të turit për diasporën.
“Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës; krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian.”, shkroi kryemininistri në një postim në Facebook një ditë më parë teksa ndau edhe një video për orën dhe vendin e takimit.
Rama i rikthehet turit me diasporën pas takimeve që zhvilloi në Athinë më 12 maj dhe Milano më 26 maj të këtij viti. Ai ka njoftuar rikthimin në Greqi, këtë herë në Selanik, më 3 nëntor./abcnews.al