Atentati në Don Bosko/ Zbardhet identiteti i autorit në kërkim, autoritetet letër porosi Kosovës për mjetin e përdorur në ngjarje

schedule12:26 - 25 Tetor, 2024

schedule 12:26 - 25 Tetor, 2024

23 vjeçari Denis Tahiri është shpallur në kërkim pasi gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, i akuzuar si një ndër tre autorët të atentatit të tre shtatorit në zonën e Don Boskos në kryeqytet, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se provat kanë treguar përfshirjen e tij në ngjarje, por nuk dihet ende roli që ka pasur. Po ashtu, një letër porosi është drejtuar autoriteteve të Kosovës për informacione në lidhje me makinën e përdorur në ngjarje pasi rezulton se ka hyrë nga Kosova në Shqipëri.

22 vjeçari Renaldo Metushi dhe 45 vjeçari Kastriot Elezi po pinin kafe në verandën e një lokali më 3 shtator 2024 në Don Bosko, kur nga një makinë është qëlluar drejt tyre. 45-vjeçari u plagos në krah dhe në mushkëri ndërsa Metushi u plagos në këmbë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!