Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Magazina me kanabis në Korçë/ Prej 6 muajsh, policia hetime për grupin kriminal

schedule10:51 - 25 Tetor, 2024

schedule 10:51 - 25 Tetor, 2024

Detaje të reja nga zbulimi i magazinës me kanabis në Korçë.

ABC News mëson se policia kishte 6 muaj që hetonte grupin kriminal.

Magazina ishte marrë me qira nga një 38 vjeçar, i cili është shpallur në kërkim nga policia. 38 vjeçari ka precedent penal në fushën e narkotikëve. Dyshohet për përfshirje në këtë aktivitet edhe të personave të tjerë.



Ndërkaq, ka shkuar në katër numri i të arrestuarve në Korçë në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Voskopi”.

Të arrestuarit janë  Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda, Redion Hamitaj.

“Personi i shpallur në kërkim, është ai që ka organizuar trafikun e drogës, dhe që ka marrë me qira magazinën, ku u gjetën 195 kilogramë lëndë narkotike. Policia ka pasur informacion prej 6 mujash, është mbajtur nën mbikqyrje. Ka persona të tjerë, që janë të përfshirë në këtë trafik. Tre gratë e shoqëruara në komisariat, janë nga Cerriku ishin kontaktuar nga i shpalluri në kërkim. Në magazinë bëhej vetëm tharja e kanabisit. Më pas bëhej paketimi i tyre”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Roland Beqiri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!