Dikur shërbente si një stalle bagëtish, por prej disa kohesh ky ambient ne fshatin Voskop te Korçës ishte kthyer në një magazinë për tharjen dhe ambalazhimin e kanabisit.
Janë sekuestruar rreth 60 kg kanabis të përgatitur për shitje dhe me shume se 100 rrënjë në proces tharje. Në kërkim është shpallur një banor i fshatit Voskop, i cili organizonte veprimtarinë dhe kishte punësuar dhe persona për përpunimin e lëndës narkotike.
Burime për Abc News konfirmojnë se policia ka lëshuar 10 urdhër arreste, por emrat e tyre ende nuk dihen. Ndërkohë janë shoqëruar te gjithë personat që punonin në këtë magazine, disa prej tyre vinin çdo ditë nga Cerriku.
Mësohet se magazina përdorej vetëm për tharjen e kanabisit. Këto janë pamjet nga sasia e lendes narkotike e kapur ne magazine, e cila ndodhet 3 kilometër larg qytetit të Korçës.
Përveç hetimit brenda qarkut te Korçës, po hetohen nëse ka persona të tjerët të përfshirë nga qarqe të tjera nga ku ka ardhur edhe lënda narkotike, drejt juglindjes.
/abcnews.al